Hajdutët e Elbasanit në krizë: Çmontojnë dritaret e shtëpive për t’i shitur për alumin

Kriza në vendin tonë po merr përmasa të mëdha dhe po i çon hajdutët drejt një fenomeni tepër të çuditshëm. Në Elbasan, hajdutët nuk synojnë vetëm gjërat e zakonshme që vidhen por së fundmi po synojnë edhe dritaret e aluminit në shtëpitë e qytetarëve. Policia e Elbasanit ka raportuar se dy persona, njëri 23 vjeç dhe tjetri 28 vjeç akuzohen se kanë çmontuar me qëllim vjedhjen e dritareve në dy shtëpi të ndryshme të zonës.

Në një shtëpi në Bradashesh, hajdutët kanë vjedhur grilat e dritareve prej alumini, ndërsa në fshatin Xibrakë kanë marrë dritaret duke i çmontuar. Kur janë arrestuar, këtyre dy personave iu janë gjetur edhe pajisje për çmontimin e dritareve të aluminit pasi i ka arrestuar. Ka dyshime se këta persona pas vjedhjes i shisnin dritaret me peshë dritaret për shkak të rritjes së çmimit të aluminit.

Sigal