3 muaj pas vra.sjes së Nikulajt, ‘breshëri plumbash’ mbi trupin e 42-vjeçarit Lekstakaj/ Nga mjeti me xhama të zinj, një nga autorët bëri ‘shkrepjen’

42
Sigal

Nikolin Marku Lekstakaj, është vrarë nga një breshëri plumbash, në momentin që ka dalë nga një dyqan në Balldre.

Dyshohet, se viktima është ndjekur gjatë gjithë ditës së sotme, prej autorëve. Është pritur momenti që ka qenë i vetëm dhe më pas është kryer ekzekutimi.

Nikolin Leksatakaj, 42 vjeç ka qenë baba i 3 fëmijëve.

Mbiemri Lekstakaj, nuk është i panjohur, ky fis ka një hasmëri me fisin e Nikulajve.

Sipas informacioneve, 42-vjeçari është vrarë përballë shtëpisë së Ardian Nikulajt, i cili ka mbetur i vrarë e cila bëri zë, duke qenë se ndodhi më 19 prill, ditën me diell, në lokalin e tij.

Policia është në vendngjarje dhe është në fazat e para të hetimit. Jemi në fazat e para të hetimit, është duke u punuar.

Njoftimi i Policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.