Është proceduar penalisht në gjendje të lirë, 26-vjeçari me inicialet A.I pasi tentoi t’u largohej autoriteteve me një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme, të cilat i transportonte me mjetin tip “Ford”.
Njoftimi i Policisë: DVP Korçë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u konstatua duke transportuar me një automjet tip “Ford”, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme. Ky shtetas, pas shenjës për ndalim, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë dhe tentoi të largohej.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.