Kërkohej në Shqipëri për tentativë vrasje, arrestohet në Itali 44-vjeçari

178
Sigal

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali.

Në prangat e policisë ka rënë Ferdinand Ndoja 44-vjeç.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Lezhës për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Ndoja për të cilët mediat italiane janë të rezervuara u ndalu gjatë një kontrolli në rrugë.

Pas verifikimeve autoritetet zbuluan së 44-vjeçari kërkohej nga Shqipëria pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ferdinand Ndoja ndodhet në një burg lokal në pritje që autoritetet shqiptare të kryejnë procesin e ekstradimit.