Trafikonin çdo javë drogë nga Italia në Zvicër, arrestohen shqiptari dhe italiani

31
Sigal

Një shqiptar 33-vjeç dhe një italian 48 vjeç janë arrestuar nga policia italiane në Figino Serenza. Atyre u janë sekuestruar 3 kg e 800 gr heroinë, 990 gr kokainë, 15 000 euro cash, material për prerjen, peshimin dhe paketimin e lëndës, duke përfshirë kallëpe prej hekuri të farkëtuar për të krijuar blloqet klasike të drogës.

Policia në muajt e fundit të vitit të kaluar kishte vënë re “një 48-vjeçar italian, i cili bënte kalime të përditshme përtej kufirit pa motive të dukshme pune apo personale”. Për këtë arsye, hetuesit kanë nisur të monitorojnë lëvizjet e tij, duke vënë në dukje se 48-vjeçari, pa mbërritur në Itali, ka shkuar në Meda, ku ka marrë një makinë nga një parking në bashkëpronësi, të cilën më pas e ka përdorur për të hyrë në Zvicër.

Pas një konstatimi fillestar “në lidhje me një shitje kokaine të kryer, me bashkëpunimin e policisë kantonale dhe në marrëveshje me autoritetet gjyqësore”, hetuesit vendosën përgjues në makinën e 48-vjeçarit, duke i konteolluar lëvizjet brenda mjetit.

Përgjimet bënë të mundur identifikimin e një 33-vjeçari shqiptar “të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm”, përgjegjës për “prerjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike në një shtëpi në Med, pikërisht aty ku i dyshuari i parë mori veturë për udhëtimet e tij në Zvicër. Gjatë hetimeve u konstatua gjithashtu se si dy të dyshuarit ishin përfshirë në një biznes të lulëzuar dhe fitimprurës të furnizimit të tregtarëve me pakicë të drogës të vendosur në Zvicër, të cilëve u furnizonin afërsisht 700-800 gram lëndë narkotike çdo javë, nëpërmjet transportit përtej kufirit në bordin e makinës së lartpërmendur të pajisur me një fund të dyfishtë të aksesueshëm mekanikisht”. Dy burrat ndodhen aktualisht në Bassone (burgu në Como), në dispozicion, në pritje të verifikimit gjatë gjyqit.