Pritjes i erdhi fundi! Zbulohen detajet e ‘Sanremo 2024’

39
Drejtuesi artistik dhe moderatori i njohur Amadeus (emri i plotë i të cilit është Amedeo Umberto Rita Sebastiani) ka zbuluar më në fund detajet e edicionit të 74-ët të festivalit “Sanremo”.
Këtë herë, një numër rekord prej 30 performuesish do jenë në garë me njëri-tjetrin për të fituar festivalin më të famshëm në Itali, si dhe për të përfaqësuar shtetin në Eurovision 2024.
Sigal

Lista e plotë e artistëve pjesëmarrës bashkë me këngët për këtë vit vijon si më poshtë:

Ghali – “Casa mia”
Alessandra Amoroso – “Fino a qui”
Gazzelle- “Tutto Qui”
Ricchi e Poveri – “Ma non tutta la vita”
Dargen D’Amico – “Onda Alta”
Angelina Mango – “La noia”
Fred De Palma – “Il cielo non ci vuole”
Fiorella Mannoia – “Mariposa”
Loredana Bertè – “Pazza”
Mr. Rain – “Due altalene”
Geolier – “I p’ me, tu p’ te”
Negramaro – “Ricominciamo tutto”
Rose Villain – “Click Boom!”
Mahmood- “Tuta Gold”
Diodato – “Ti muovi”
Annalisa – “Sinceramente”
Il Volo – “Capolavoro”
Emma – “Apnea”
Francesco – “Renga e Nek, Pazzo di te”
La Sad – “Autodistruttivo”
Irama – “Tu no”
BigMama – “La rabbia non ti basta”
The Kolors – “Un ragazzo una ragazza”
Sangiovanni – “Finiscimi”
Il Tre – “Fragili”
Alfa – “Vai!”
Maninni – “Spettacolare”
Clara – “Diamanti grezzi”
bnkr44 – “Governo Punk”
Santi Francesi – “L’amore in bocca”

Image

Shumë thashetheme dhe fjalë kanë qarkulluar për festivalin e këtij viti përfshirë edhe lajmet për një pjesëmarrje surprizë të Jovanotti. Vendim i rëndësishëm është edhe ndryshimi i procesit të votimit, i cili përveç televotimit të publikut nga shtëpia dhe jurisë, do të ketë edhe shtimin e votimeve në web dhe jurisë radiofonike. Këta të fundit do jenë përfaqësues të radiove më të rëndësishme në vend. Pritet në ditët në vazhdim që të dalin edhe njoftime të reja për këtë temë.

Si do të organizohen mbrëmjet e festivalit?

Në hapjen e së martës më 6 shkurt do të performojnë të 30 këngëtarët, të cilët më tej do të ndahen përgjysmë për të performuar të mërkurën më datë 7 dhe të enjten më datë 8.

Risia është fakti që në mbrëmjet e ndërmjetme, artistët që nuk do të performojnë do të dalin në skenë për të prezantuar kolegun/en pasardhës/e. E premtja do jetë e dedikuar ndaj artistëve më të mirë në vend që kanë vulosur historinë e muzikës.

Image

Të ftuar specialë do jenë:

Në datë 7: Giovanni Allevi
Në datë 8: Russell Crowe dhe Erso Ramazzotti.
Në datë 10: Roberto Bolle dhe Gigliola Cinquetti

Marco Mengoni, fituesi i vitit që shkoi do jetë këtë vit jo vetëm i ftuar special, por edhe bashkëprezantues i natës së parë.

Të tjerë emra që do shoqërojnë Amadeus në skenë do jenë: Giorgia, Teresa Mannino, Lorella Cuccarini dhe Fiorello.

Edicioni i 74-të i Sanremo do shfaqet nga data 6-10 shkurt në Rai1 dhe Rai2.