Femrat në shenjën e horoskopit që do të propozonin të parat për martesë

42
Sigal

Femrat e shenjave të horoskopit, për të cilat do t’ju tregojmë më poshtë,  janë mjaft të avancuara dhe mendjehapura dhe nuk ngecin në detaje dhe stereotipe. Ato do t’i propozonin partnerit të tyre, pasi nuk e kanë në mendje që gjithmonë të jetë mashkulli ai që do t’i kërkojë gruas të martohet me të. Ato gjithmonë bëjnë atë që ndjejnë, pa u kujdesur se çfarë mendojnë miqtë ose bota. Megjithatë, dijeni se janë vetëm dy… të guximshme që do ta provonin.

Ujori

Kjo grua pëlqen të thyejë stereotipet, dëshiron të jetë origjinale, të jetë e veçantë. Dihet që si personazh është paksa ekscentrike. Në mendjen e saj, nuk është edhe aq një…përmbysje e roleve tradicionale. Në fund të fundit, ajo emocionohet nga e veçanta dhe e ndryshme dhe shpesh në jetën e saj thyen tabutë dhe i lë pa fjalë ata që e rrethojnë.

BinjakëtGruaja Binjake shquhet për “çmenduritë” dhe pakujdesinë e saj. Së bashku me Ujorin, ato janë më mendjehapurat e zodiakut. Ajo është shumë përpara kohës së saj, e veçantë, e çuditshme, pa tabu. Gruaja Binjake mund të gjunjëzohej lehtësisht para partnerit të saj, t’i jepte një unazë martese dhe të tallej me të gjithë skenën në të njëjtën kohë. Megjithatë, ai do ta kishte menduar propozimin që ajo i bëri në atë moment. Ajo do të ishte serioze, thjesht do të përdorte edhe humorin e saj. Tani, nëse ai do të ndryshonte mendim një muaj më vonë dhe do të përfundonte duke mos dashur martesën, është çështje tjetër.