Reshje intensive shiu, ndërpritet ndeshja Mali i Zi U21-Shqipëri U21

25
Sigal

Ndërpritet përfundimisht ndeshja kualifikuese e Europianit të U21, Mali i Zi-Shqipëri. Shkak për këtë vendim janë bërë reshjet e shiut me intensitet të lartë në Podgoricë, çka ka bërë që sfida të mos luhet dot në kushte normale.

Takimi u ndërpre përkohësisht pas 30 minutash lojë, arbitri dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe vendimi për të mos u luajtur u mor pas rikthimit në fushë, aty ku u pa qartë se është e pamundur të luhet futboll.

Natyrisht, nuk ka qenë vetëm vendimi i arbitrit, por gjithçka ka ardhur pas këshillimit me delegatin e UEFA. Me interes tashmë pritet të mësohet se në çfarë date do të mundësohet zhvillimi i pjesës së mbetur të ndeshjes.