Barcelona është e detyruar të bëjë pa shërbimet e Ferran Torres, për të paktën 3 javë. Sulmuesi spanjoll pësoi lëndim në fundjavë ndaj Alaves dhe pas analizave mjekësore, u bë e ditur shkalla e dëmtimit.
Në këtë sezon, Torres është impenjuar në 8 ndeshje në La Liga, ku ka realizuar 1 gola dhe ka dhuruar 2 herë pasin e fundit. Futbollisti, gjatë edicionit të kaluar me katalanasit, shënoi 7 gola. 24-vjeçari, gjatë karrierës së tij ka luajtur për Valencian dhe Manchester Cityn.


















