“Partia Demokratike e ka marrë rrugën e saj, kur çdo gjë filtrohet nëpërmjet votës”.
Kështu shkruan në një deklaratë për shtyp, Komisioni i Rithemelimit.
Ata që kërkojnë ikjen e Berishës, sipas të njëjtës deklaratë, aq më shumë largohen nga Partia Demokratike.
“Tani me këto teoritë të iki dhe Berisha, sa më shume e shprehni aq më shumë largoni veten tuaj nga Partia Demokratike.
Duke patur parasysh gjithë ndodhitë e fundit në partinë tonë, po ndodhin shumë ndryshime që na çojnë në një parti të hapur dhe sa më shumë drejt parimeve që i sherbejnë demokracisë.
Kush mendon brenda partisë që mund të jetë potencial në garën për kryetar e ka kohën e vet të lobojë.
Me lobimin mos hyjë ai në garë se ne se mundim dot, është qesharake”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit.