Bushati takon kumbarin e paktit Rama-Basha

512
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, bisedoi dje në Nju-Jork me zv/ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i njohur në Tiranë edhe si kumbari i marrëveshjes Rama-Basha përpara zgjedhjeve parlamentare. Biseda e Bushatit me zyrtarin e lartë amerikan u zhvillua gjatë një takimi me përfaqësues të Kartës së Adriatikut- SHBA. “Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar në stabilitetin, gjithëpërfshirjen dhe prosperitetin rajonal”, u shpreh Bushati.
Sigal