Monika Kryemadhi: Sot qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë taksa se 4 vite më parë

172
Sigal

Në takimin e mbajtur në Njësinë 4,  Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shtoi se, qytetarë paguajnë më shumë taksa se 4 vite më parë.

Pjes¡ nga fjalët e Kryemadhit: 

Iu ka dhënë një faturë mbrapa që iu ka dhënë faturën gjigande të hapjes së gropave që gjithë bizneset e ndërtimit ankohen. Se nëse nuk e paguajnë kesh në dorë që tu çojnë paratë, përveç parave që iu ka dhënë nga shqiptarët që nga buxheti i qytetarëve të Tiranës paguan për landfillin për inceneratorin e famshëm, tani dhe gjithë kompanitë e ndërtimit, gropat që hapen, duhet ta çojnë dheun atje që të paguajnë lekë dhe përsëri kur t’iu duhet dhe, Bashkia e Tiranës shkon e blen dheun, po prapë me paratë e qytetarëve tanë për të bërë gjasme lulishte. Pra një korrupsion i jashtëzakonshëm i cili e ka impaktin drejtpërdrejt të xhepat e qytetarëve. Mjafton ti pyesësh qytetarët sot a paguajnë taksa në Tiranë më shumë se c’paguanin 4 vite më parë. A paguajnë qytetarët e Tiranës sot energjinë elektrike, taksë pastrimi, taksë gjelbërimi, taksë rruge, taksë shkolle,taksë ndriçimi, të gjitha i paguajnë më shumë se ca i paguanin 4 vite më parë.