Studentët nesër në protestë para Ministrisë së Arsimit, Berisha: Mbështetje e plotë!

262
Sigal

Ditën e nesërme, ora 10:00, studentët kanë paralajmëruar një protestë para Ministrisë së Arsimit kundër mbylljes së universiteteve dhe kundër mësimit online.

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve ka irrituar edhe studentët e rretheve të cilët kishin gjetur shtëpi me qira apo kishin paguar konviktet dhe tani do t’ju duhet të kthehen nëpër rrethe.

StudentëtNuk është normale, pasi mësimi online nuk ka qenë fare efektiv. Ne e provuam një herë. Me pak fjalë, na kanë braktisur. Thjesht na thonë që mësimi do të bëhet online, por asgjë për mënyrën se si do t’i sigurojmë paratë për internetin. Nuk dimë çfarë do të ndodhë me ne. Askush nuk di të thotë asgjë, përveçse pagesat që bëmë për muajin nëntor do të shtyhen për në dhjetor. Gjithnjë në rast se universitetet hapen. Gjithçka është në dëmin tonë. Përveç që do të bëjmë mësim online, i cili nuk funksionoi, kemi angazhime të tjera në Tiranë që nuk do të mund t’i ndjekim për shkak se nuk kemi ku të qëndrojmë tashmë.

Lidhur me këtë protestë reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili fton studentët që protestën e nesërme ta vazhdojnë.

Sali Berisha: “Nesër studentët në protestën pa ndalim!

Kundër:

Aktit hakmarrjes të kryepidemiologut të Surrelit ndaj studentëve!

Mbylljes se universiteteve pa asnje paralajmerim.

Studentet i pergjigjen dhembe per dhembe armikut te tyre!

Te henen nis protesta studentore! Mbeshtetje te plote studenteve!

Lexoni denoncimin e studentit dixhital“.

Denoncimi: “Pershendetje dr 3 ditë para nisjes së Vitit të ri Akademik, Ndrikullat e qeverisë lajmërojnë mbylljen e Universiteteve! Studentët kanë paguar konviktet, kanë marë shtëpi me qera dhe po prisnin nisjen e Vitit Akademik. Kjo është pabesi!Protesta pa ndalim duke filluar nga dita e hene!