Monika Kryemadhi në Jalë:LSI theu monopolin e dy partive të mëdha

424
Sigal

Në Jalë po mbahet kampi i LRI-së dhe të rinj e të reja do të zhvillojnë 5 ditë aktivitete sociale dhe politike, tashmë një traditë e LSI.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në fjalën e saj përpara të rinjve tha se LSI lindi 15 vjet më parë dhe ia doli që të thyejnë monopolin e dy partive politike të mëdha.

Kjo është dita e parë. Do të kemi edhe ditë të tjera. Këtë vit LSI është shtuar sidomos me vajza, thonë se është edhe bereqet. Kjo është LSI. Lëvizja Socialiste për Integrim është partia që arriti që të hyjë mes dy partive që bënin kungullesha me njëra-tjetrën. LSI ishte ajo parti, e cila përfaqësonte ata njerëz që ishin mësues, ish-oficerë, familje normale dhe intelektuale shqiptare. Më 6 shtator, LSI-ja bëhet 15 vjeç. LSI theu monopolin e dy partive të mëdha. Ne u rritëm me hapa të përditshëm. Kemi kaluar momente dhe sfida të vështira. Lider është ai që sakrifikon nga vetja për shoqërinë dhe grupin. Ky ka qenë misioni i kampit të LSI. Ne kampin e LSI e përmirësuam edhe më tej. Është puna në grup ajo që i jep shansin dhe mundësive njerëzve.”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se këto janë ditë të vështira për LSI-në, për opozitën, për institucionet  dhe Shqipërinë. Ajo shtoi se është përgjegjësia e rinisë që të ndryshojë realitetin.

“Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën, për qeverinë, institucionet. Por ta dini se më shumë po vuajnë shqiptarët. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen. Kjo që po bëjmë është përballë krimit të organizuar ndërkombëtar. Sigurisht që sfida është shumë e vështirë, por forca, idealizmi juaj është shumë më i fortë sesa makutëria e qeverisjes sonë”, deklaroi Kryemadhi.

Në fund, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu uroi të rinjve të pranishëm në kampin e LRI të kalojnë sa më mirë këta ditë në kamp.