Federata Shqiptare e Notit, nderon legjendën e gjallë të notit shqiptar Skerdilajd Shyti

2748
Sigal

Skerdilajd Shyti, legjenda e gjallë e notit

Ergys Alushi

  1. Kampionët e notit mblidhen në Dhërmi për të nderuar rekordmenin dhe legjendën e e tyre Skerdilajd Shyti. Organizimi i këtij eventi pasqyrimi i ceremonisë dekoruese ishte njëkohësisht edhe privilegji për të qenë i pranishëm mes legjendave të gjalla të notit shqiptar, të mbledhur nga gjithe Shqipëria, në resort “Harmonia” në Dhërmi. Telefonata e Presidentit te FSHN, për t’ia bërë nderin e duhur Kampionit Shyti, më e emocionojnë dhe me obligojnë në misionin tim për të hedhur disa rreshta të shpejtë, pasi reportazhin e zgjeruar do e publikojmë në ditët në vazhdim. Nostalgji dhe emocion i veçantë të jesh me sportistët Skardilajd Shyti, Myzafer Didati, Veni Bodo, Petrit Guma, Ilirjam Kreshpa, Tomor Dano, Bert Mustafaj, Sadik Mema, Theodhori Çakalli dhe Presidentit të Federatës së Notit Agim Çiraku.
  2. Pak rreshta për Kampionin Skerdilajd Shyti.

Një rast i rrallë ndodhte në pishinat shqiptare. Brenda një gare një notar thyente dy rekorde. Ndodhte në gushtin e 40 viteve më parë, në pishinën e Elbasanit. Në stafetën 4 x 200 metra delfin, i pari starton “Mjeshtri i Merituar i Sportit” Skerdilajd Shyti. Kur prek bllokun e mbërritjes, kronometrat kanë qëndruar në kohën 2’08’’05 nga 2’08’’07 që ishte më parë. Pas tij vazhdojnë edhe 600 metra edhe shokët e vet, Hysni Troqe, Veni Bode e Albert Mustafai. Rekordi që mbahej nga ekipi kombëtar, vendosur që në vitin 1975, tanimë u takonte atyre dhe klubit “Flamurtari”. Skardilajd Shyti dy herë në 10 sportistët më të mirë të Shqipërisë. Në vitin 1973, kur ishte vetëm 14 vjeç, ai kishte vendosur 4 rekorde kombëtare për të rritur. në 200 m, 400 m, 800 m dhe 1500 metra stil i lirë”. 1977 – gusht – Durrës, Sarandë e Lushnjë 4 takime, 20 rekorde! 4 herë brenda këtij muaji pishinat e qytetit të Durrësit, Sarandës e Lushnjes, pritën garat miqësore midis notarëve të ekipeve kombëtare të notit midis Shqipërisë e Kinës. I pari që ngriti peshë entuziazmin e sportdashësit durrsak ishte notari i talentuar Skerdilajd Shyti në stilin e lirë. Ai do të vendoste një rekord të ri kombëtar në 100 metra stil i lirë me kohën 58’3, nga 58’6 që e kishte vendosur më parë në garat e miqësisë në Lushnjë. Ne i kemi gjallë legjendat!