Mjerimi i Myzeqesë/ Braçe zbulon qëllimin e vërtetë të debateve me ministren: Bërtas se në zgjedhje votat e fermerëve do i kërkoj unë

158
Sigal

Vetëm pak ditë më parë Gazeta Telegraf  bëri një analizë të pjesëmarrjes së deputetit socialist Erion Braçe në protesta me fermerët. Dhe pikërisht përfundimin e asaj analize Erion Braçe e deklaroi në seancën në Kuvend. Braçe tha se gjithça është thjesht politikë për të marrë në fund votat e fermerëve. Këtë moment e ka evidentuar edhe Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, i cili shprehet se Braçe nuk do t’ja dijë për fermerët dhe ai ka vetëm hallin e votave. “Për të gjithë ata fermerë dhe gazetarë që më pyesin se çfarë halli ka ai, ja ku po ia u thotë vetë , në mes të Kuvendit, pa iu dridhur qerpiku. Ka vetëm hallin e votave. Nuk ka hallin se i ngelën shalqinjtë apo domatet fermerëve. Ka vetëm hallin e votave. Prandaj po të ketë hallin e fermerëve, të japë dorëheqjen nga PS, dhe të dalë të kërkojë vota personale. Në logon e PS nuk mund të kërkojë më vota në Divjakë dhe Lushnje.” Braçe deklaroi në Kuvend se nesër pasnesër do të ishte ai që do i kërkonte vota fermerëve për ta sjellë edhe një herë në pushtet. Në ditët e fundit deputeti Erion Braçe mori pjesë në protesta pranë fermerëve të cilët kërkonin subvencionim. Gazeta Telegraf evidentoi se ishte vetë Braçe, i cili kishte qenë në pushtet për vite me radhë, por nuk i kishte ndihmuar fermerët. Ndërsa edhe tani Braçe nuk ishte i zot t’u kërkonte feremerëve të mos e votonin partinë që po i sjell falimentimin e tyre çdo ditë. Braçe është përfshirë gjatë seancës në Kuvend në një debat me ministren Krifca  ku ka denoncuar me emra grumbulluesit. Ministrja e bujqësisë dhe zhvillimit rural, Frida Krifca, deklaroi se masa e mbështetjes me naftë ka fondin më të lartë të akorduar me 14.5 milion dollarë. Gjatë interpelancës, Krifca tha se nga skema kanë përfituar 30 mijë fermerë.