E rëndë në Tiranë, përfshihet nga zjarri shtëpia te Materniteti i Ri, vdes foshnja 6 muajshe

123
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Në rrugën “Gani Domi” ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetases J.L.

Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6 muajshe.

Si pasojë ka ndërruar jetë foshnja, ndërsa shtetasja J.L ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.