LAJM I FUNDIT/ Përfundon takimi me Ramën, Begaj del nga kryeministria, nesër votohet si president

157
Sigal

Kandidati për president të republikës, Bajram Begaj ka dalë nga godina e kryeministrisë, ku u prit në zyrën e kryeministrit Edi Rama menjëherë pas deklaratës së këtij të fundit ku zyrtarizoi kandidaturën e Begajt.

Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta pasi nisi në orën 20:30 dhe përfundoi në orën 20:50. Të nesërmen pas mbledhjes së firmave të deputetëve të PS, në seancën plenare të Kuvendit që do të mbahet në orën 18:00 pritet që Begaj të votohet si president i ri i vendit.