Tërmeti “shkund” ishullin grek, ja sa ishte magnituda

138
Sigal

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka tronditur ishullin “Rodos” pasditen e së premtes. Epiqendra e tronditjes u raportua 16 kilometra në perëndim, në veriperëndim të Katavia.

Sipas vlerësimit të rishikuar nga Instituti Gjeodinamik , thellësia fokale ishte 17.5 km. Tërmeti është ndjerë kryesisht në pjesën jugore të ishullit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të pakta materiale.