Berisha: Rama pengoi procesin e dekriminalizimit. Ja pse u largua FMN

545
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka akuzuar kreun e Qeverisë së ka bllokuar procesin e dekriminalizimit, duke mbrojtur kështu sipas tij deputetë me të shkuar kriminale. Berisha është ndalur edhe në raportin më të fundit të SHBA për trafikimin e personave.
“Lidhjet e Ramës me krimin tashmë dihen, largoi nga vendi Arben Frrokun. Rama fshehu dosjen “Meta-Doshi”. Madje nuk zbatoi marrëveshjen për dekriminalizimin. SHBA në raportin e fundit denoncoi praninë si deputet në Parlament të Arben Ndokës të dënuar nga Gjykata e Romës për trafikim personash”, tha Berisha.
Më tej, ish-kryeministri është ndalur tek largimi i FMN-së. “Është rekord i zi largimi i MFN nga vendi. Fondi u largua pasi klanet e klientelës qeveritare po përvetësojnë në mënyrë të papërmbajtur të ardhura nga doganat e tatimet. Deficitet më të mëdha janë në akciza”, tha Berisha.
Berisha: Rama dhe “pinoku i statistikave” gënjejnë për numrin e të punësuarve
Duke u ndalur tek punësimi, Berisha tha se kryeministri Rama gënjen për numrin e të punësuarve në vend, duke u shprehur se ajo që ka ndryshuar tek sigurimet shoqërore është vetëm blerja e viteve për sigurime. “Rama me Gjergjin e tij, “Pinokun e statistikave” gënjejnë me numrin e të punësuarve. Mashtroi 300 herë, pasi në sigurimet shoqërore nuk ka asnjë të punësuar shtesë, ka vetëm blerje të sigurimeve, blerje të viteve për të patur pension, dhe në gjithë këto blerje nuk ka shtesë asnjë qindarkë në Fondin e Sigurimeve. Gjithçka është imagjinatë e sëmurë”, vijoi më tej.
Sigal