Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti, shpjegon pse u dobësua virusi: Mësuam nga Italia çfarë s’duhet të bënim

608
Sigal

Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaroi se bilanci më pozitiv në krahasim me vendet e tjera në Shqipëri erdhi për shkak se ajo pati përpara shembullin e Italisë.

Alimehmeti tha se disa nga faktorët e rënies së fuqisë së virusit janë temperaturat, masat kufizuese dhe distancimi social por megjithatë theksoi se do duhet një vërtetim në laborator për të dalë në këtë konkluzion.

“Ishte e pritshme që do ishim në këtë situatë. Kjo vjen nga temperatura, masat, distancimi. Për të vërtetuar që virusi po dobësohet duhet të vërtetohet në laborator.

Kur hyri virusi në Itali dhe filluam të shohim të dhënat italiane mësuan se çfarë nuk duhet të bënim. Ne filluam të marrim mësime dhe mbylljet erdhën në mënyra të ndryshme në mënyra të ndryshme, por hapja u bë në një kohë.

Përqindja e pacinetëve që shtoheshin në mars, ishin rëndë dhe kjo nuk ndodh tani. Kemi numrin më të vogël të të vdekurve për 1 milion banorë.

Nga të gjithë shtetet të dhëna për pacientët kanë qenë të agravuara”, u shpreh Alimehmeti.