E gjithë bota drejt fitores ndaj koronavirusit, por ky shtet po përjeton ditët më të zeza

437
Sigal

Pothuajse e gjithë bota është vetëm një hap larg fitores së betejës me Covid-19, për shkak se numri i të infektuarve dhe viktimave ka rënë ndjeshëm.

Mirëpo, situata nuk duket shpresëdhenëse në Brazil. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 522 viktima, duke e çuar në 17.375 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Gjithashtu edhe numri i të prekurve në 24 orët e fundit është i lartë. 6199 të infektuarit me Covid e kanë çuar në 261.567 numrin total të të prekurve.

Në Brazil janë shëruar gjithsej 100.459 persona, ndërkohë që 8318 pacientë ndodhen në gjendje kritike. Që nga fillimi i pandemisë, në Brazil janë bërë 735.224 testime.