U tha se është objektiv i madh i Barcelonës, zbuloni ekipin tjetër që dëshiron Pjaniç

320
Sigal

Juventusi dhe Barcelona janë përfolur shumë së fundmi për një shkëmbim të mundshëm që përfshin Miralem Pjaniç dhe fillimisht Artur e më pas Semedon e Barcelonës.

Sipas raportimeve, boshnjaku e ka humbur besimin e klubit të Juventusit, prandaj dhe një largim gjatë merkatos së verës nuk përjashtohet.

Në kulmin e zërave që e shohin Pjaniç gjithnjë e më afër katalanasve, “Le Parisien” vjen me një pistë të re për 30 vjeçarin.

Sipas portalit francez, PSG-ja dëshiron Pjaniç, por nuk është gati të paguajë paratë menjëherë për shkak të krizës së koronavirusit. Skuadra franceze e kërkon mesfushorin e Juventusit në formë huazimi.