Pse dekretoni zgjedhjet vendore tani? Ja si përgjigjet Meta

92
Sigal

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin Çim Peka Live, është pyetur se pse po dekreton zgjedhjet vendore tani.

Meta theksoi se është duke përmbushur detyrimin kushtetues që i takon.

Ilir Meta: Jam shumë i habitur me përpjekjet për të hedhur pikëpytje mbi qëndrimet e mija koherente. Nuk kam pasur sipas ligjit një kërkesë të tillë. Edhe sikur të kisha, në respekt me vendimin që kemi marrë të gjithë, do të prisja vendimin e GJK për 30 qershorin. Nëse do të merrja vendim më parë kjo do të thotë se i legjitimoja unë zgjedhjet jokushtetuese të 30 qershorit. Të gjithë kemi pritur një vendim. U dha një vendim që praktikisht nuk është vendim por shmangie nga vendimi. Në këto kushte mbetet që çështja kaloi në juridiksion politik. Vendimi u dha në 4 dhjetor. Mbas vendimit kërkuam të gjithë ecurinë, dosjen, si është marrë ky vendim. Na ka ardhur përgjigja në datë 16 dhjetor. Për një javë është studiuar. Po ta merrnim në 11 dhjetor apo 18 dhjetor, atëherë do thonin pse tani. Po mos ta merrja tani, atëherë do ngelte për në shtator për atë që do vinte pas meje. Nuk kam arsye përse ta çoj në Strasburg.

Nëse gjykata do të thoshte se zgjedhjet janë antikushtetuese… Glover thotë se dekretet e Presidentit nuk u sfiduan në asnjë gjykatë të vendit. Ajo që prisja unë, ishin zgjedhjet normale, demokratike, gjithëpërfshirëse në të gjitha bashkitë. Kjo gjë nuk ndodhi. Kemi atë vendim, që në vleresimin tonë nuk është vendim. Janë disa bashki, ku aktualisht kemi njerëz që nuk janë zgjedhur as nga partia tyre por janë komanduar. Ky është problem në raport me qytetarët. Nuk kam vepruar që gjykata të merrte këtë vendim. Tani përfundoi çdo gjë, unë po përmbush detyrimin tim kushtetues. Zgjedhjet bëhen me dekret të Presidentit. Për të gjithë ata që thanëe se Gjykata ka thënë se zgjedhjet ishin kushtetuese, ateherë s’keni nevojë për dekretin e Presidentit, bejini me rezolute ne parlament.