Mitingu madhështorë për mbrojtjen e Kushtetutës, mbi 100 mijë qytetarë në shesh

501
Sigal

Manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës ka mbledhur sot në shesh më rreth 100 mijë qytetarë.

E gjithë qendra e Tiranës si dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” janë mbushur si asnjëherë më parë me qytetarë nga Tirana, gjithë Shqipëria dhe diaspora.

Presidenti i vendit Ilir Meta sqaroi para qytetarëve se e thirri popullin në tubim, pasi institucionet e shtetit kanë rënë. Kreu i shtetit tha se vendi sot po përjeton një grusht shteti që duhet ndalur.