Koronavirusi në Itali/ Shkon në 52 numri i të vdekurve dhe mbi 1800 persona të infektuar

388
Sigal

Është rënduar situata nga Koronavirusi në Itali, ku deri më tani raportohet për 52 persona të vdekur.

Ky lajm u bë i ditur nga autoritetet italiane te cilat kanë bërë publike statistikat e fundit zyrtare mbi përhapjen e koronavirusit në nivel kombëtar.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi ndërkohë ka shkuar ne 1 835. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 viktima, ku 15 prej tyre janë në Lombardi dhe 3 në Emilia Romagna.

Lajmi pozitiv i ditës së sotme është rritja e konsiderueshme e pacientëve të shëruar nga koronavirusi që sot ka arritur në 149 persona. Ndërkohë personat që janë testuar në Itali janë 23 mijë.