Fushë-Kruja tronditet nga një shpërthim me tritol, lënda plasëse vendoset në një banesë

97
Sigal

Pas Lushnjës, edhe Fushë Kruja është tronditur nga një shpërthim me tritol. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (1 nëntor), ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen Zallë.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më herët policia e Lushnjes njoftoi se “rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori” në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale”