Lushnja tronditet nga një shpërthim me tritol, banesës i vendoset lëndë plasëse

Qyteti i Lushnjës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim me tritol dhe për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Paraprakisht mësohet se shpërthim me tritol ka në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnje.

Sigal

Si pasojë e shpërthimit ka dëme materiale, ndërsa ende nuk ka informacione në lidhje me autorin e ngjarjes.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave.