Koronavirusi/ Tregu i bllokuar në BE, prodhimet e fermerëve do të eksportohen drejt Kosovës dhe Maqedonisë

356
Sigal

Mbyllja e kufijve për shkak të përhapjes së koronavirusit ka krijuar edhe stoqe të prodhimeve shqiptare. Por këto produkte nuk do të prishen.

Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari njofton se prodhimet vendase, të destinuara drejt vendeve të BE, do të eksportohen drejt Kosovës dhe Maqedonisë.

“Prodhimet e fermerëve të Fierit dhe Lushnjës (kastravecë, luleshtrydhe, domate, patëllxhanë etj.), nuk do të prishen.

Kompanitë e Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga nesër, do të tërheqin të gjithë sasinë që është krijuar në Shqipëri, si pasojë e bllokimit të tregut të BE. Flm vëllezër të një gjaku.

Bashkë do t’ia dalim!”, shkruan Hajdari në një postim në Facebook.