Mitingu i Kurbinit, Meta: Fondet e tërmetit i përdorën për të blerë kolltuqe luksoze me masazh

112
Sigal

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” zhvilloi në Kurbin mitingun përmbyllës për zgjedhjet e të dielës. 

Në fjalën e tij para qytetarëve, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi se fondet e tërmetit në Shqipëri janë përdorur për të blerë kolltuqe luksoze me masazh dhe për të arreduar zyra luksoze.

Meta tha se në 14 maj gara do të jetë se kush nga kandidatët e opozitës do ta dërrmojë më shumë “Rilindjen”.

“I dashur kryebashkiaku i ardhshëm i Kurbinit, Behar Haxhiu. Edhe 3 ditë dhe Bashkia e Kurbinit, do u takojë kurbinasve. Sepse siç e thotë edhe ish gazetari i zërit të popullit, Behar Haxhiun e keni zgjedhur ju. Na keni dhënë mundësinë që të mbështesim një kandidat që si kryebashiak t’i japë fund një 4 vjecari bunker të bashkisë së Kurbinit.

Ai do të sjellë transparencën në vend të korrupsionit, që e ka lënë pa ujë Kurbinit. Qytetarët nuk do të intimidohen më as me fatkeqësinë e tërmetit, ku fondet e tërmetit u përdorën për të blerë kolltuqe luksoze me masazh dhe aredim luksoz zyrash. Haxhiu do të bëjë transparente para jush të gjitha të ardhurat që vijnë në bashkinë e Kurbinit.

Ai për çdo gjë do të konsultohet me ju. Përfundon periudha e arrogancës absolute dhe fillon epoka e transparencës absolute. Ndihem i nderuar të jem këtu me të gjithë ju dhe jam optimist se e vetmja garë që ka Behar Haxhiu është me Pashk Gjonin, Bardh Spahinë dhe Admir Sinamatin, se kush do ta dërmojë më shumë bandën e rilindjes”, u shpreh Meta.