Mirela Kumbaro duket se ka filluar të hyjë në punë për diçka. Pas një periudhe të gjatë që një Zot e di se çfarë ka bërë në postin që mban, ministrja Kumbaro ka filluar të hedhë sytë edhe nga milionat e tenderave.
Me sa duket e ka kuptuar që drejtimi i saj në krye të turizmit ka qenë dhe është ku të thërret qameti, dhe ka filluar të japë tendera të dyshimtë, natyrisht duke mbushur jo pak edhe xhepat e saj. Në rastin konkret bëhet fjalë për një tender me objekt “Rikonstruksion i godinës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit” dhe me numër reference REF-67350-04-27-2023.
Fondi limit për këtë procedurë është caktuar të jetë 26,510,323 lekë të reja pa TVSH ose gati 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Është disi e çuditshme që ministrja Kumbaro do harxhojë një shumë të tillë të madhe lekësh për tulla e llaç në një kohë qëturizmi ka nevojë për shumë zgjidhje problemesh.
Nga ana tjetër agjencia e cila duhet rikonstruktuar sipas zonjës Kumbaro, në fakt ndodhet në një ndërtesë aspak të keqe në afërsi të digës sëLiqenit Artificial. Nga jashtë kushtet e saj duken të mira, megjithatë sikur të mos mjaftonin këto, vetë tenderi ka probleme, shkruan JOQ.
Kështu fituese është shpallur firma ASI-2A CO për vlerën 20,041,353 lekë të reja pa TVSH ose rreth 240 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por shikohet se të paktën dy nga firmat pjesëmarrëse kanë dhënë oferta më të ulëta, e megjithatë nuk janë marrë në konsideratë. Ky fakt ngre dyshime se fituesi mund të ketë qenë me shumë gjasa i paracaktuar që në fillim.