Ministrja Nikolla për ID: Duam të ndërtojmë një sistem të ri komunikimi. Vokshi: Të dhënat do të keqpërdoren

663
Sigal

Pas akuzave të bëra nga opozita për çështjen e të dhënave të prindërve që u kërkuan në shkolla ka reaguar për herë të parë ministrja e Arsimit. Banorët e Vllahinës pyetën ministren Lindita Nikolla për sqarimin e kësaj çështje. Kryesuesja e dikasterit të Arsimit deklaroi, se kjo kërkesë e bërë nga mësuesit ndaj fëmijëve tuaj është bërë për të ndërtuar një komunikim të ri me prindërit me anë të teknologjisë, për t’u informuar se çfarë ndodh në shkollë dhe në politikat arsimore që ndërmerr Ministria.

Reagimi i deputetes Vokshi

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për mbledhjen e të dhënave personale të prindërve, siç tha ajo për të ndërtuar një komunikim më të mirë. Vokshi bën një ‘sqarim’ për të gjithë prindërit, të cilëve iu bën thirrje të refuzojnë të firmosin formularët e kërkuar pa pëlqimin e tyre. Sipas saj, të dhënat personale që do keqpërdoren duke iu ushtruar presion të çdo forme.