Rama në Kuvend: Në Valbonë do ndërtojmë dy HEC-e

484
Sigal

Kryeministri Rama ka theksuar se do t’i përmbahet
vendimit të qeverisë për ndërtimin e dy HEC-eve në Valbonë. Gjatë seancës
plenare në Kuvend, kreu i qeverisë ka deklaruar se ish-kryeministri Berisha do
të ndërtonte atje 11 HEC-e, ndërkohë që 6 të tilla janë anuluar pas ardhjes së
tij në pushtet në 2013-ën pasi nuk përmbushnin procedurat ligjore.

“Gjashtë
HEC-et e Thethit janë anuluar nga ne, duke ndjekur rigorozisht procedurat pasi
nuk është hap e mbyll sytë asnjë procedurë anulimi. Po ju sqaroj se kemi mbajtur
rigorozisht në vëmendje dhe procedurën për Valbonën dhe dy HEC vetëm dy jo 11,
të cilat kanë marrë dritën jeshile për shkak pamundësie të plotë ligjore për të
bërë anulimin janë kaluar në filtra njëri pas tjetrit për të garantuar me
ekspertizë ndërkombëtare standarde mjedisore dhe cilësi projektimi inxhinierik
të njëjtë me ata që vazhdojnë të ndërtohen në Evropën e veriut, – tha Rama. –
Për publikun, kur dëgjoni hidrocentrale në Valbonë lidhur me këto dy projekte,
sepse 9 të tjerave nuk u është dhënë drita jeshile, mos parafytyroni diga. Nuk
do të ndërtohen diga. Nuk do ndërtohen strukturat që secili i imagjinon kur
flitet për një hidrocentral, sepse teknologjia e përdorur është krejt tjetër,
dhe peizazhi është krejtësisht i pacenuar”, – shtoi ai.