Berisha replik me Nikollën: S’ke turp, mbaje gojën! Çoja Edi Ramës atë fjalë që the

426
Pas fjalës së ministres së Arsimit ka marrë fjalën për tëe replikuar ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka debatuar me ministren, teksa e akuzoi se bashkë me kryeministrin, po vendosin korrupsionin në sistemin e Arsimit. 
“Nuk do i lejoj vetes të them atë që meriton, por ftoj ju dhe deputetët të vizitoni një shkollë të ndërtuar me paratë e BB në Kamëz 1.3 mln Euro dhe merrni me mend shpenzimet e 1.2 mln eurot për rindërtimin e ministrisë së arsimit..ato burra qe ti sheh aty kanë dy herë me shume diploma se ty…

Sigal

Ndërhyrje nga Nikolla pa mikrofon

Berisha” S’ke turp, mbaje gojën…nuk jam Edi Rama unë, thuaja Edi Ramës ti ato jo mua.

…ndaj të thuash ti këtu se do shpenzoj 1.2 mln euro dhe sështë gjë për ministrinë, sigurisht ske faj ti, se ti bashkë me Ramën tënd po vendos me shpejtësi të rrufeshme sistemin e korrupsionit…

Ndërhyrje pa mikrofon

Berisha: Se ty s’ta jap atë përgjigje se je grue, coja atija atë fjalë që the..të bësh tender ti, kompleksi Dinamo..për ti vjedh Edi Rama me njerëazit e vet…5 mln Euron…kemi lanë të gjitha fondet për të përfunduar shkollat, ska përfunduar asnjë, sepse bëhen rrush e kumbulla,

Berisha-Nikolles: Herë tjetër duhet të matesh mirë

Ato burrat që sheh ti aty janë dy herë më të diplomuar se ty ata burra që shesh ti aty