Thaçi dhe Ahmeti kërcënohen me jetë

438
Pas ngjarjeve që të Kumanovës, të cilat tronditën rajonin, liderët e partive shqiptarë në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi po kërcënohen me jetë.
Kreu i PDSH-së, Thaçi dhe ai i BDI-së, Ahmeti
Kërcënimet në fakt nuk vijnë nga maqedonasit, por nga vetë shqiptarët. Komandantët e UÇK-së bëjnë përgjegjës Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Gazeta maqedonase “Dnevnik” shkruan se ata janë kërcënuar nga pjesëtarë të kësaj lëvizjeje.
Ish-komandantët e UÇK-së, në komunikatat e tyre i kanë cilësuar disa politikanë shqiptarë, si përgjegjës për përplasjen e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Komandant Hoxha, në një intervistë ka thënë se Ali Ahmeti më shumë se një herë e ka merituar plumbin për tradhtitë që i ka bërë shqiptarëve në Maqedoni, shkruan “Dnevenik”.
Sigal