Berisha thirrje Ramës: Largohu bashkë me kabinetin tënd të kalbur

192
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur dhe njëherë tek skandali McGonigal teksa është shprehur se kryeministri Edi Rama është nën hetim të plotë nga FBI.

Edi Rama është në hetim të plotë nga FBI për korruptimin e McGonigal nga Rama-Neza. Ate nuk e mbron dot më askush!”, shkruan Berisha.

Në një video të postuar në FB, Berisha shprehet se Rama akuzohet për korruptimin e McGonigal përmes Agron Nezës.

Berisha shprehu bindjen se kryeministrin nuk e mbron dot më askush dhe i bëri thirrje Ramës që të japë dorëheqje.

Të dashur miq, të gjithë ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është në hetim, mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt! Dhe njëherë i bëj thirrje Edi Ramës, largohu! Jep dorëheqjen bashkë me kabinetin tënd të kalbur!”, shkruan bashkangjitur videos Berisha.