Për tre dekada me radhë socialistët janë mbajtur si trashëgimtarë të rezistencës antifashiste dhe luftës nacional-çlirimtare dhe kjo ka qenë vija e madhe ndarëse me të djathtën revanshiste, që u shpërfaq pas rënies së komunizmit.
Por sot Elisa Spiropali, ka dashur të sulmojë Presidentin Ilir Meta duke thënë se ai është bërë si gjenerali i ushtrisë së vdekur, që po dekoron ata që kanë vdekur prej 100 vjetësh.
Por sulmi i Spiropalit, ndaj dekorimeve të Vojo Kushit dhe Vasil Laçit, në studion e Opinion, ka ngjallur reagimin edhe të mbështetësve të mazhorancës në studio.
Gazetari Baton Haxhiu, i cili është parë të vëre duart mbi krye duke dëgjuar Elisën i ka thënë: “Mos fol ashtu Elisa, ata njerëz kanë dhënë jetën për atdheun”.
Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Lorenc Vangjeli duke dënuar shprehjen e Spiropali dhe duke thënë se presidentit i bën nder që dekoron të vdekurit sesa ta bëjë më këta të sotmit.
Edhe Fevziu që njihet për antikomunizmin e tij proverbia ndërhyri duke thënë: “Unë kam kritikat e mia për luftën, por ata kanë rënë dëshmorë”. Lapsi.al