Detajet/ Shoqërohet në polici babai i autorit të dyshuar për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe

255
Sigal

Menjëherë pas transportimit të trupave të dy të rinjve në morgun e Spitalit të Shkodrës, policia ka marrë në pyetje babain e autorit të dyshuar të ngjarjes, Rrok Pepaj.

Ky i fundit është ndaluar në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes.

Ndërkohë që djali i tij, Danjel Pepaj, vazhdon të jetë në arrati dhe mendohet se ka kaluar kufirin për në Malin e Zi.