Ministrja e fëmijëve/ Bora Muzhaqi kujtohet pas 1 jave për Mateon: Ngushëllime familjes

256
Sigal

Nga ‘nuk kam kohë’, tek ‘nuk është në kompetencat e mija’ deri tek ‘ngushëllime familjes’, ju desh plot 8 ditë Ministres së Shtetit për fëmijët, Bora Muzhaqit, që të thotë një fjalë ngushëllimi për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga monstra Klodian Çalamani në Fier.

Vetëm ditën e sotmë, këtë të mërkurë më 24 nëntor 2021, ministrja Muzhaqi është kujtuar për ngjarjen tragjike, për të ngushëlluar familjen e Mateos së vogël.

Madje Muzhqi në komentin e saj nuk thotë asnjë fjalë shprese ër të ardhemn që raste të tilla mos përsëriten, por shton se për këti ngjarje duhet kohë që të parandalohen.

Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet ti shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur,kjo s’do te thotë se spo merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, thekson Muzhaqi.