E duan me çdo kusht, Manchester United nuk shqetësohet për problemet e Dembele

191
Sigal

Manchester United është i vendosur për të nënshkruar me sulmuesin e Barcelonës , Ousmane Dembele, dhe nuk është i shqetësuar nga problemet e vazhdueshme të dëmtimeve të francezit.

24-vjeçari ka luftuar me një sërë problemesh të fitnesit që kur u transferua në “Camp Nou” nga Borussia Dortmund në gusht 2017.

Dembele është paraqitur vetëm dy herë për skuadrën e Xavi këtë sezon, pasi ka pasur shumë probleme pas rikuperimit nga një dëmtim afatgjatë në gju.

Fituesi i Kupës së Botës u paraqit kundër Benfica-s në Ligën e Kampionëve të martën, por e ardhmja e tij në Barcelonë mbetet e paqartë, me kontratën që do të skadojë qershorin e ardhshëm.

Man United vazhdon të jetë i lidhur fort me sulmuesin, dhe sipas El Nacional , 20 herë kampionët e Anglisë ende duan ta nënshkruajnë atë pavarësisht problemeve të tij me lëndime.

Raporti pretendon se trajneri i ri i mundshëm i Djajve të Kuq, Mauricio Pochettino është gjithashtu pas nënshkrimit vitin e ardhshëm.

Dembele, i cili gjithashtu është lidhur me Chelsean , Liverpool dhe Juventus , ka shënuar 30 herë dhe ka regjistruar 21 asistime në 120 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.