Kishte serialin “Squid Game” në USB, dënohet me vdekje i riu në Korenë e Veriut

172
Sigal

Autoritetet në Korenë e Veriut kanë dënuar me vdekje një të ri i cili kishte futur në vend një kopje të serialit “Squid Game”.

Studenti është kthyer nga Kina me serialin në një USB që kishte me vete. Pasi ia shiti kopjen disa njerëzve, u kap nga autoritetet.

Ndërsa, sipas “Radio Free Asia”, një student që e ka blerë është dënuar me burgim të përjetshëm. Nga ana tjetër, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është i kënaqur me këtë seriali, pasi, sipas tij, tregon degradimin e shoqërisë koreano-jugore.