Napoli gabon në Moskë, komplikon kualifikimin në Europa League

197
Sigal

Napoli ka humbur në transfertë ndaj Spartak Moskës me rezultatin 2-1.

Skuadra e Spaletit komplikon kualifikimin për raundin tjetër në Europa Ligë, sepse diferenca me ndjekësit është shumë e pakët.

Ndeshja filloi me malore që në fillim për skuadrën e Spaletit, sepse Spartaku shënoi gol që në minutën e 2 me Sobolev me penallti.

Ishte përsëri sulmuesi që dyfishoi shifrat në minutën e 28. Napoli u hodh me forca të shumta, por nuk arriti të shënonte.

Në pjesën e dytë miqtë rihapën sfidën me Elif Elmas që shënoi në minutën e 64.

Në minutat e mbetura italianët u përpoqën të barazonin rezultatin, por pa sukses.

Me këtë fitore Spartak Moska u ngjit në vendin e parë me 7 pikë,po aq sa Napoli i vendit të dytë, por me golavarazh më të mirë.

Gjithsesi ky nuk është një pozicion komod për ta sepse Legia dhe Leiçester janë pranë, përkatësisht me 6 dhe 5 pikë secila.