Gjermania, “fshesë” masive azilkërkuesve shqiptarë

431
Sigal

Numri i dëbimeve të azilantëve nga Gjermania këtë vit është më i larti për shumë vite me radhës.

Gazeta gjermane “Rheinische Post”, shkruan se në 9 muaj, janë dëbuar nga vendi rreth 20 000 persona.

Vitin e shkuar janë dëbuar nga vendi 20,888 persona, ndërsa për vitin 2016 kur nuk është mbyllur viti ende, numri i dëbimeve ka arritur në 19,914 personave. Gati tre të katërtat e të dëbuarve janë azilkërkues të refuzuar nga Ballkani Perëndimor.

Sipas raportit, numri i dëbimeve për këtë vit do të arrijë në 26 500 persona. Kjo do të jetë shifra më e lartë që nga viti 2003. Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, zënë peshën kryesore të numrit të të dëbuarve me 14 e 529 persona.

Një tjetër shqetësim i policisë federale gjermane janë edhe qytetarët turq, për të cilët thuhet se numri i kërkesave të tyre për azil do të rritet.

“Ne duhet të presim që numri i turqve që kërkojnë azil politik në Gjermani, do të vazhdojë të rritet”, tha zëdhënësi i CDU në Bundestag, Stephan Mayer.

Numrin më të lartë të dëbimeve brenda Gjermanisë e ka Baden-Württemberg (2718) e ndjekur nga Bavaria (2685).