Turqia nis operacionet e zbulimit kundër SHBA-ve

433
Sigal

Erdogan ka kryer transferime, ka riorganizuar
shërbimin civil duke kryer pastrime, për të vendosur në vend të tyre besnikët e
tij politikë

Michael Rubin

Si rrjedhojë e tentativës së dështuar të
grushtit të shtetit, të cilën Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan,
menjëherë e cilësoi “një dhuratë nga Zoti”, kreu turk u zotua se do të
pastronte të gjithë kundërshtarët e tij nga shërbimi civil dhe shoqëria civile
dhe se do të konsolidonte kontrollin e tij edhe më tej. Në Shërbimin e
Inteligjencës Kombëtare të Turqisë (Milli Istihbarat Teşkilatı – MIT), kjo
nënkupton krijimin e gjashtë nënsekretariateve të reja, të gjitha të emëruara
nga z. Erdogan. Problemi nuk qëndron tek riorganizimi. Sigurisht, Erdogan ka të
drejtë të shqetësohet nga dështimet e Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare në
ngjarjet e 15 korrikut. Analisti turk Pinar Tremblay jep të tjera detaje për
këtë. Ndryshimet më të rëndësishme, megjithatë, janë ato që cilat Tremblay i
quan “operacionet speciale”. Kjo njësi e re është diskutuar dhe analizuar në
mënyrë të hapur në shtypin turk. Këto sinjale, jo vetëm dëshmojnë që
operacionet e shërbimeve sekrete turke në Siri dhe Irak do të vazhdojnë dhe në
të ardhmen, por, sipas burimeve turke, këto operacione do të shtrihen dhe në Evropë
dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që Tremblay nuk përmend është pikërisht
fakti, që një nga arsyet e themelimit të nënsekretariateve të reja të
operacioneve speciale, ka qenë pikërisht frustrimi Erdoganit i shtyrë dhe
veteranët e shërbimeve sekrete për planet e tij për të qenë më aktivë në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veteranët e Shërbimit të Inteligjencës
Kombëtare të Turqisë, argumentojnë – saktësisht – se duke nisur operacionet në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Erdogan rrezikon marrëdhëniet afatgjata me
Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA-n). Në vend që të marrë parasysh
këshillën e tyre, z. Erdogan ka reaguar thjesht duke kryer transferime,
riorganizuar dhe duke kryer pastrime, për të vendosur në vend të tyre besnikët
e tij politikë. Pyetja e parë që shtrohet është, se çfarë operacionesh është
duke planifikuar Erdogani që të drejtojë apo çfarë po planifikon realisht në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Në ambasadën e Turqisë janë dorëzuar disa
valixhe diplomatike të mbushura me para, sipas njerëzve të cilët kanë dëgjuar
personalisht disa prej korrierëve dhe diplomatëve turq të mburren. Ndërkohë
thuhet se një shumë më e madhe parash është dërguar gjatë vizitës së fundit të
Erdoganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe natyrshëm shtrohet dhe pyetja
e dytë; cili është qëllimi i këtyre transfertave me para cash? Mos vallë disa prej firmave ligjore dhe agjentë të huaj të
regjistruar që veprojnë në emër të qeverisë së Turqisë marrin më shumë para se
ata deklarojnë? Apo këto shuma parash do të përdoren për të mbështetur
organizatat që veprojnë si agjentë të huaj të paregjistruar ose janë kanalizuar
në mbështetjen e fushatave? Sigurisht që ka më akoma më shumë për operacionet e
Turqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shto këtu veprimet e punonjësve të
gazetës “Sabah” dhe ato të Agjencisë së Lajmeve “Anadolu Ajans”, të cilat
tejkalojnë veprimtarinë gazetareske. Shto dhe raportimet e inteligjencës në
komunitetin lokal turk, ku xhamitë e financuara nga Turqia raportojnë çdo gjë
në qendër, në Ankara. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera të
zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të
shqetësuara për rritjen e incidenteve ndaj kritikëve të Erdoganit – qofshin ata
pasues të lëvizjes së Gylenit apo laikë tradicionale dhe liberalë – të cilët
janë fotografuar prej tyre dhe janë raportuar në ambasadën turke ose
konsullatat të ndryshme të saj. Më shqetësuese janë raportimet për turqit,
besnikëria e të cilëve është në dyshim, të cilët ndiqen në shtëpitë e tyre dhe
fotografohen për çdo lëvizje dhe aktivitet i tyre i përditshëm. Zëvendës
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence mund të
deklarojë, se administrata Trump synon të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë.
Kjo është diçka shumë pozitive dhe e mirë, por le të shpresojmë që Pence dhe të
tjerët, t’u drejtojnë disa pyetje specifike zyrtarëve të shërbimeve të
inteligjencës në lidhje, jo vetëm atë që qeveria turke është duke bërë prapa
skenave sa i përket Shtetit Islamik, por edhe atë që ajo është duke bërë në
ambasadën e saj jo shumë larg rrugës ku ndodhet rezidenca e Zëvendës
Presidentit.