Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Rama po bën zëdhënësin!

155
Sigal

 

Rama është i vetmi institucion që funksionon në Shqipëri.Pasi i ka “nxjerr në pension” pushtetet e shtetit, ka harruar edhe detyrat që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe është shndërruar në një zëdhënës i rëndomtë. Drejtimin si kryeministër e ka njehësuar me atë të një zëdhënësi, që organizon çdo ditë me orë të tëra konferenca shtypi, nga qyteti në qytet. A e dini se cili/cila është zëvendëse e Këshillit të Ministrave? Po zëdhënësin e partisë në pushtet, a e njihni, a e keni parë e dëgjuar ndonjëherë? Edi Rama po kryen kompetencat e të gjithë zëdhënësve të institucioneve të Shqipërisë. Ai është zëdhënës i të gjitha ministrive. Ai po kryen me zell të pazakonte edhe zëdhënësin e Komitetet Antikovid. Tani ka filluar të përcaktojë edhe listat e personaliteteve mbi 80 vjeç, që do të bëjnë vaksinën dhe po mban edhe radhën e tyre. Po besdis aq shumë si zëdhënës, sa edhe vetë nuk u beson përrallave që artikulon!