Presioni për vota, drejtuesit e shkollave në fushatën e PS

155
Sigal

Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka denoncuar presionin që po ushtrojnë drejtorët e shkollave në Sarandë, ndaj nxënësve dhe prindërve të tyre për të votuar Partinë Sociialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Dine e shoqëron denoncimin e tij edhe me një foto të postuar në rrjetet sociale, ndërsa paralajmëron se nëse nuk hiqet dorë nga metoda të tilla presioni me qëllim marrjen e votës, do të kallëzohen në Prokurori drejtuesit e shkollave të përfshira në këtë skemë. “Arsimtarët në fushatë të egër për vota! Informacione të ndryshme mbërrijnë se drejtues shkollash po intimidojne nxënësit për të votuar Partinë Socialiste ne zgjedhjet e 25 prill. Voten ata e shpërblejnë me nota të mira e kalime klase. Kjo është thirrja e fundit që bëhet! Në rast se këta Drejtorë për të cilët ka mbërritur informacioni, vazhdojnë ende me këto presione, do të depozitojmë kallëzim penal në Prokurorinë e Sarandës”, – shkruan Dine, duke postuar edhe foton përkatëse.