Kryemadhi në Lezhë: Viktor Tushaj është garancia më e mirë për zhvillimin e zonës

487
Sigal

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj i shoqëruar edhe nga deputetja e qarkut, znj. Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me banorët e Fshatit Pllanë, pjesë e komunës së Zejmenit.
Gjatë bashkëbisedimit, banorët e Pllanës ngritën si shqetësim mungesën e infrastrukturës, ujit të pijshëm, energjisë etj.
Deputetja, znj. Monika kryemadhi garantoi banorët e zonës se deri në fund të verës, rruga aq problematike për ta, do të rikonstruktohet. Ajo bëri thirrje për mbështetje ndaj kandidatit, z.Viktor Tushaj, si garancia më e mirë për zhvillimin e zonës.
“Problemet më emergjente që janë, ne do t’i bëjmë duke filluar që nga rruga e varezave që është bërë një gangrenë për zonën tuaj. Jam e bindur se shumë shpejt, brenda kësaj vere ajo do të bëhet. Është një moment që ne nuk duam të fokusohemi të premtimet elektorale, se sa duam të fokusohemi te përgjegjësia që ne duam të marrim përpara jush”, theksoi znj. Kryemadhi.

Kandidati i ASHE për Bashkinë e madhe të Lezhës, z. Viktor Tushaj, garantoi banorët se jo vetëm rruga, por dhe shumë probleme e shqetësime të banorëve do të marrin zgjidhje shumë shpejt. Z. Tushaj theksoi faktin se këto nuk janë premtime elektorale, por detyrime morale për t’u realizuar.
“Shërbimet kudo do të barazohen, do të standardizohen në mënyrë që shërbimet në shkolla të mos ketë dy standarde. Në shkollën e Pllanës një standard tjetër dhe në shkollën në qytet një standard tjetër, në qendrën shëndetësore të Pllanës një standard tjetër dhe në qendrën e qytetit një standard tjetër. Mandati i ardhshëm i Kryetarit të ardhshëm të bashkisë, por dhe administrata do të fokusohen shumë më tepër në bujqësi, tek pastrimi i kanaleve kulluese, tek vënia në eficenë e sistemeve të vaditjes për të cilat unë jam i bindur se edhe Pllana dhe banorët e saj kanë vuajtur në harkun e këtyre 25 viteve. Por edhe shërbimet të tjera bazike siç është shërbimi me ujë të pijshëm që është një shërbim i munguar edhe për shkak të copëtimit të interesave, ku asnjë komunë nuk ka arritur që ta zgjidhë cilësisht furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve. Të votojmë “Aleancën për Shqipërinë Europiane”, me qëllim që në datën 22 qershor të mos humbim asnjë sekondë kohë, por të startojmë me projektet tona për t’i garantuar bashkisë së madhe, me resurset një klimë të mrekullueshme, t’i sigurojmë zhvillimin ekonomik të munguar”, tha z. Tushaj.