Ndoka: Ja kush e ndërmjetësoi takimin Rama-Basha më 17 maj

384
Sigal

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka folur për situatën e vështirë në Partinë Demokratike, ku sipas tij opozita e Bashës është peng i Ramës që në vitin 2017.

I ftuar në Fax News, Ndoka deklaroi se Lulzim Basha do të largohet me turp dhe dështim pas 11 dhjetorit, ku sipas tij PD do t’i hapë rrugën të ardhmes së saj.

Ndoka: Nuk besoj që është rruga e duhur për faktin që me të vërtetë disa gjëra duhet të thuhen, por do të ishte më mirë konkurrencë të ideve, agjendës opozitare të dy datave. Dy kuvendet që padiskutim nuk janë zgjidhje. Por nuk besoj se do te ketë krizë për faktin se z.Basha tashmë e ka humbur legjitimitetin për të qenë kryetar edhe pa Kuvendin. Foltoret e Berishës e kanë dëmtuar z.Basha. Unë shoh largimin dhe dështimin me turp të Bashës. Më 11 dhjetor PD i jep rrugë të ardhmes së vet. Është një ngjarje që do mbahet mend gjatë. Kryetari i partisë më të madhe opozitare kapet peng. Nuk kishte ndodhur që në këto vite opozita të kapej. PS e pati në burgun liderin Nano në atë kohë dhe nuk u kap nga mazhoranca. Është e trishtueshme që sot e kemi këtë realitet. Ta kemi të qartë që Basha është peng i Ramës që në vitin 2017. Ndoka zbuloi për herë të parë se gjatë takimit të 17 majit mes Ramës dhe Bashës, ai që ka telefonuar për të ndërmjetësuar në takim ka qenë George Soros.

Ndoka: Unë e kam kuptuar që një ditë pas 17 majit. Unë ja kam thënë në zyrë Lulzim Bashës. Unë e shikoja që na fshihej. I qëndronte më shumë besnik Edi Ramës sesa ne. Kishte një zarf në dorë dhe nuk e hapte zarfin pa shkuar ora 6 kur kishin vendosur të dy për ta bërë publike. Edi Rama ka epërsi ndaj Lulzim Bashës, epërsi fjalësh mashtrimi. Ka të dhënave se midis këtij orari 6 orë, ka pasur një ndërmjetësim mes telefonit dhe nga George Soros. Me kalimin e kohës u pa një gjë e tillë. Basha la kauzat rrugës, na detyroi të digjnim mandatet, bojktoi zgjedhjet. I doli kundër dhe Berishës. Ai duhet të mbante një qëndrim burrëro me Berishën, m e babain e tij politik. Lulzim Basha u mor nga z.Berisha, atëherë kur mendoi ta hapte PD-në. U pikas si personazh prej lidhjeve që kishte dhe iu dha mundësi të ecte përpara.