DW: Cilët janë skenarët e mundshëm pas vendimit të opozitës?

509
Sigal

Të dorëzosh mandatin e deputetit nuk është e thjeshtë nga pikëpamja proceduriale. Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thanë për DW se kjo bëhet në këtë komision në mënyrë individuale dhe jo “en block” në bazë të Kodit Zgjedhor. Pas procedurës së dorëzimit të mandatit KQZ shikon zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatin me kandidatët që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Lista e PD rezulton të jetë më 194 kandidatë, nga të cilët fituan vetëm 43, që do të thotë se ka 151 kandidatë që mund të zëvendësojnë 43 të ikurit potencialë. Kodi Zgjedhor parashikon që nëse asnjë prej tyre nuk pranon mandatin duke iu bindur vendimit të PD, atëherë 43 deputetët opozitarë zëvendësohen me kandidatë nga lista e PS. Por ky skenar nxjerr problem cilësinë e qeverisjes, që ulet ndjeshëm në një parlament ku opozita ose nuk përfaqësohet ose përfaqësohet fare dobët./DW