Sigal

Ringjallet Çajupi. Kur lexon atë që ka thënë para 80 vitesh, duket sikur e ka lënë amanet pikërisht për këtë klasë politike dhe për këta politikanë që irrëmbyen dhe baltosën emrin e ndritur tëRilindjes.

Andon Zako Çajupi (1966-1930)

“Për njëmënd, ndër Shqipëri gjenden plot ministra, qeveritarë deputetë, diplomatë të fortë. Mbijnë sikurse kërpudhat nga dheu…Në këta 3 a 4 vjet të fundit Shqipëria ka mundur me pas më tepër se 300 a 400 ministra, diplomatë, deputetë të çkëlqyerë! Si shpjegohet kjo pasuri në pikëpamje të politikës?

Unë, që jam krejt budallë në këtë pikëpamje, them se, për shumicën e shqiptarëve politika është një punë fortë e lehtë dhe u vërtetoj se, për me fitu bukë në këtë botë të rreme, zanati m’i lehti është të bëhesh ministrë. S’ke nevojë të dish asnjë punë, asnjë mjeshtëri me themel.

Ministri i bujqësisë bie fjala, takon të mos çquajë qepë nga prastë; ministri i luftës takon të mos ketë marrë një pushkë në dorë; ministri i financës takon të mos ketë fituar asnjë grosh, veç me të grabitur; ministri i arsimit takon mos dijë as shqip, veç të mundij të shkruajë një ë me dy pika në krye; ministri i punëvet përjashtëm takon të jetë priftë a hoxhë…, dhe puna të vejë mbarë gjithmonë.Një herë në një kohë, populli lypte nga qeveritarët të jenë sidomos atdhetarë të vërtetë. Jo, sot s’është nevojë…

02- Eja kenga ime…

Jorgo BLLACI

Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimë

Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,

Vrasësi ku hiqet për viktimë

Dhe viktimës i kërkon shpagim.

 

Ku të përdhunuarat gjykohen,

Me të rrugës ligj, nga prostitutat,

Ku të marrë e t’urtë përgojohen

Dhe servilët, porsi minj nga skutat,

 

Dalin rrahin gjokset dhe mburren,

Se luftuan vrimash si heronjtë,

Kuajve të ngordhur tek u turren,

Për t’u hequr me tërbim patkonjtë.

 

Ku gjithkush klith e shfryn paprerë,

Me një duf që, mëshirona, o Zot!

Eja këngë e dashur! Kaq poterë,

Unë e ti nuk e durojmë dot,

 

Se jo pakëz jeta na ka vrarë…

Ndaj, le t’ikim, ku s’na sheh njeri:

Ndoshta larg, në pyjet magjistarë,

Do të gjejmë prehje, qetësi!

03Pano TAÇI

Populliim vulëhumbur, për rrenacakët voton

Mos ma shani popullin tim maskara,
Shiko se bëhet njëra,
Paçka se sot maska i ra
Që dramat i luan komedi të tëra.

Mos ma shani popullin tim të pacipë,
Kujdes, të thyen dhëmbë e dhëmballë,
Paçka se pas flokëve, te honi në zgrip,
Nuk di si mbahet, vdekur a gjallë.

Mos ma shani popullin tim teveqel,
Kujdes, se do gjeni belanë,
Paçka se këtu ujku në vathë delet i mjel
Përpara se t’u pijë gjakun që kanë.

Mos ma shani popullin që i bie gjoksit,
Kujdes, se me kallash t’ju qëllojë s’përton,
Paçka se nga qulli u dogj e i fryn kosit,
Ai prapëseprapë për rrenacakët voton.

Mos ma shani popullin që merr flakë si kashtë,
Kujdes, se tym ju nxjerr nga sytë,
Paçka se është populli më i lashtë,
Nuk beson ç’i psallin mbi fron mbretëritë.

Mos ma shani popullin tim të përhumbur,
Popullin tim vulëhumbur.

4- Disa thënie nga Sami Frashëri, ideologu i madh i Rilindjes sonëKombëtare:

  • “Tradhtari ikën si dhelpra pa qenë i ndjekur nga askush; i drejti, edhe sikur ta rrethojnë gjithë bota, qëndron me kurajë të plotë si luan dhe nuk tundet nga vendi”
  • “Njeriu njeh për të mendshëm vetëm ata që janë dakord me mendimet e tij”
  • “Frika e varfërisëe përbuzjes dhe lakmia për pasuri e famë, e verbojnë njeriun dhe e pengojnë të shikojë të vërtetën.”
  • “I urituri nuk i kupton të metat e gjellës. Grindaveci dhe njeriu interesaxhinuk dallon dot të vërtetën nga e shëmtuara.”
  • “Shqiptar i vërtetëështë ai,që ka mendjen dhe zemrën shqiptare, që përpiqet për të mbrojtur gjuhën dhe atdheun e vet. Kur të bëhen gjithë shqiptarët, apo më të shumtit e tyre shqiptarë të vërtetë, Shqipëria atëherëështë bërë dhe shpëtuar nga çdo rrezik”.